Fundamenti

Bunjaku Rexhepi: E kemi avancuar pozitën e gruas në institucionet komunale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajt konferencë për barazi gjinore, e organizuar nga COM KFOR, në të cilën ishin prezent përfaqësues të KFOR-it turk dhe atij suedez, ndërsa në konferencë ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi e cila në fjalën e rastit prezantoi pozitën e gruas në komunën e Gjilanit.

Bunjaku Rexhepi tha se sot në komunën tonë falë punës sonë, por edhe ambientit politik, kemi arritur që femra të jetë e përfaqësuar në nivel të them të kënaqshëm, por çdo herë duke pretenduar që të arrijmë akoma më lartë në avancimin e pozitës së gruas në komunë por edhe në nivel nacional.

Fundamenti

Bunjaku Rexhepi në emër të institucioneve komunale falënderoi KFOR-in për angazhimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme që po bën për vendin tonë./rajonipress/