Eko Higjiena

Bunjaku Rexhepi: Do t’i luftojmë gjithmonë dukuritë negative

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Forumi i Gruas se LDK-së në Gjilan (FGLDK), ka mbajtur sot debat me temën: “Format e abuzimit dhe pasojat e tyre në shëndetin mendor të fëmijëve”. Në këtë debat, të pranishëm ishin znj.Valentina Bunjaku Rexhepi – kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe njëherit Kryesuese e Kuvendit te Komunës, z.Nazmi Musa – drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, z.Mursel Zymberi – drejtor i Qendrës për Punë Sociale, përfaqësues nga Policia e Kosovës, nxënës të shkollave, OJQ, e të tjerë.

Duke folur për format e abuzimit të fëmijëve, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi tha se do t’i luftojmë gjithmonë dukuritë negative të çfarëdo forme qofshin ato.

“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje, e sidomos Kryesinë e Forumit të Gruas së LDK-së, që debati i sotëm, ishte ide dhe iniciativë e tyre, me qëllimin më të mirë për të luftuar dukuritë negative. Sot është mundësia shumë e mirë për të diskutuar për parandalimin e abuzimit të fëmijëve. I falënderoj edhe kryetaret e nëndegëve të FG të LDK-së, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Gjithmonë do të vazhdojmë të punojmë kundër dukurive negative çfarëdo qofshin ato” – tha Bunjaku Rexhepi.

Mobi Casa

Ndërsa Arta Hyseni Zeqiri – psikologe, në ligjëratën e saj tha se nga debati i sotëm, fëmijët e pranishëm do të mësojnë që t’i identifikojnë fëmijët e tjerë që janë të abuzuar përmes formave të ndryshme.

Edhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, tha se me reformat që po punojmë sot, nuk janë lejuar psikologët nëpër shkolla, por unë e di se është shumë e domosdoshme qe te kemi psikolog ne shkolla, dhe se do të angazhohemi maksimalisht e të punojmë në këtë drejtim.

Ndërsa drejtori i QPS-së, Mursel Zymberi, nga përvoja e tij tha se kanë hasur në fëmijë të lënë në deponinë e mbeturinave, sepse nuk kanë pasur kushte familjet e tyre për t’i mbajtur, dhe se në qendrën për punë sociale i marrin për t’i mbrojtur këto raste./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.