UBT

Bunjaku: Respektojeni votën e 50 mijë qytetarëve të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Asambleja e Komunës së Gjilanit është zyrtarizuar konform ligjit mbi vetëqeverisje lokale dhe në harmoni me këtë ligji ka zgjedhur edhe trupat e saj, gjë që jep të kuptosh se aty aspak s’ka vend për brengosje jo të ndonjë OJQ-je, por përkundrazi, është dhënë një mesazh i fortë se në Gjilan po instalohen parime të shëndosha të demokracisë, ku po respektohet ligji dhe normat e tjera të barazisë.

Përbërja e Asamblesë sot reflekton më shumë se çdo herë tjetër vullnetin qytetar, vullnet ky që u manifestua nëpërmes përcaktimit qytetar të datës 3 Nëntor dhe 1 Dhjetor të vitit që sapo lëmë pas.

Të flasësh sot për profesionalizëm në një institucion reprezentativ dhe legjislativ së pari duhet të kesh parasysh përbërjen e kësaj trupe, ngase ata nuk përfaqësojnë veten, por janë zëri i një trupe elektorale që përbënë hiç më pak se 48.369 qytetarë, të cilët kanë votuar për përfaqësuesit e tyre në Asamblenë komunale të Gjilanit.

Gjilani vërtetë ka se çka të pres nga Asambleja e vetë, ngase aty ka gërshetim të vlerave si morale ashtu edhe profesionale. Sot në Asamble ka njerëz të dëshmuar, por edhe rezultatet zgjedhore ishin ato që qytetit dhe Komunës sonë i dhanë një gjak të ri për të udhëhequr për katër vitet e ardhshme me institucionet komunale.

Ne po vazhdojmë suksesshëm drejt konsolidimit institucional, gjë që po jep mesazhe shumë të mira në opinion e ku rezultat i kësaj është edhe aderimi i zonjës Mizafere Ismajli që realisht është një hap i vullnetshëm i saj ngase nga aty ajo ka menduar që mbron më denjësisht atë pjesë që përfaqëson.

Uji Dea

Ju si OJQ, keni shkuar aq larg sa që jeni munduar që te ndërhyni edhe ne punët organizative të Kuvendit, gjë që fare nuk është as ne kompetencën tuaj, por as edhe në interesin për çka thirreni se përfaqësoni, ngase zgjedhja e anëtarëve të Kuvendit i takon vetëm vullnetit të qytetarëve e jo një OJQ-je që si mision ka monitorimin e punës së Kuvendit.

Bashkëpunimi por edhe kontributi i qytetarëve dhe i shoqërisë civile është i shëndetshëm për institucionet tona, andaj konform kësaj ju ftojmë që ju si OJQ të mos nguteni që të bëni raporte sa për të thënë, por të bazoheni në fakte e jo të bëni shkrime sa për sy e faqe, shkrim ky që fyen rreth 50 mijë qytetar që me votën e tyre vendosën se kush do t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale.

Gjithë të mirat,Valentina Bunjaku Rexhepi

Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Reagimi lidhet me vlerësimin që ka dhënë më herët OJQ “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë”

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.