KKGJILAN

Bunjaku pranë hapit të karrierës

/ 2 minuta lexim

Albert Bunjaku është shumë afër të bëjë hapin e madh në karrierë. Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, pritet të marrë drejtimin e klubit të Superligës turke, Caykur Rizespor.

Mediat turke iu referohen deklaratës së Bunjakut të bërë për mediat suedeze.

“Nënshkrimi i kontratës është çështje kohe. Kanë mbetur edhe disa detaje. Menaxheri im dhe ai i Rizesporit janë duke diskutuar detajet e kontratës. Unë jam gati”, ka deklaruar Bunjaku për “aftonbladett” të Suedisë, raporton Gazeta Olle, përcjellë Lajmi.net.

Mobi Casa

“Çaykur Rizespor ka tifozë të shumë, e di pak turqishten dhe mund ta përmirësojë. Për tre muaj mund të dalë në konferencë duke folur turqisht”, theksoi Bunjaku.

Pjesë e Rizesporit janë edhe dyshja e Kosovës, kapiteni Samir Ujkani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Shkrimet e mediave turke dhe suedeze i ka konfirmuar edhe vetë Bunjaku për Gazetën Olle, duke thënë se: “Jam shumë afër”.

Bunjaku drejtoi Kosovën për nëntë vjet, derisa në dy vitet e fundit e udhëheqi në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusia 2018, për t’u ndarë në fund të vitit të kaluar.