ARKATANA

Bunjaku: Omani, kundërshtari që s’njeh humbjen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konfirmuar të mërkurën miqësoren mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Omanit. Edhe pse nuk përmendet data në njoftim, Kombëtarja aziatike do të sfidojë të përzgjedhurit e Albert Bunjakut më 7 shtator.

“KE do të bëjë përpjekje që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit dhe për këtë ka pasur takime të kryetarit Vokrri dhe sekretarit Salihu me zyrtarët e Prishtinës, në mënyrë që ata të marrinë një pjesë të detyrave sa i përket përgatitjes së stadiumit, ndryshe alternativë mbetet stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Fundamenti

Bazuar në gjendjen e tanishme të stadiumit të Prishtinës, dhe kohën e shkurtër për rinovim, atëherë sipas të gjitha gjasave edhe takimi me Omanin do të luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka deklaruar se Omani është një kundërshtar tejet i fortë. Ai ka filluar të analizojë kundërshtarin e ardhshëm prej disa javësh.

“Është një lojë shumë e rëndësishme në aspektin sportiv, dhe kështu po vazhdojmë të sfidojmë kundërshtarë nga e gjithë bota, tani e kemi një kundërshtar të Azisë, i cili është shumë i mirë, shumë i fortë. Për ne do të jetë një lojë shumë interesante”, deklaroi Bunjaku për Arenën. Sipas përzgjedhësit, Omani trajneri francez i Omanit, Paul Le Guen ka futur lojën franceze në atë të Omanit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.