ARKATANA

Bunjaku : Nga shkolla “Selami Hallaqi” kanë dalë mjek, doktor shkence e magjistra

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga shkolla fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan kanë dalë kuadro të artë, mjek, doktor shkence, magjistra e shumë profile tjera. Kështu ka thënë sot kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka folur në emër të kryetarit Lutfi Haziri me rastin e shënimit të “Ditës së Shkollës” së “Selami Hallaqit”.

“Unë jam e lumtur dhe në të njëjtën kohë krenare me të arriturat e kësaj shkolle, prandaj ju uroj shumë suksese të gjithëve. Jam krenare sepse nga shkolla fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan kanë dalë kuadro të arta, mjek, doktor shkence, magjistra e shumë profile tjera. Kjo shkollë është shembull i edukimit të gjeneratave, prandaj edhe njëherë po ua përsëris se arsimi është shtylla e parë e qeverisjes Haziri. Brenda një viti e kemi përmirësuar këtë sektor dhe kështu do të vazhdojmë”, ka thënë Bunjaku Rexhepi, para qindra të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, drejtorë të drejtorive komunale etj.

Nga ana a tij, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se nga bankat shkollore të komunës sonë dolën shumë intelektual të të gjitha profileve, të cilët i dhanë krah rritës së ekonomisë, shkencës dhe kulturës shqiptare, duke përmendur faktin se DKA ka në prioritet investimet në këtë shkollë.

Eco Higjiena

“Puna e palodhshme e mësimdhënësve dëshmohet me garat e nxënësve dhe sukseset e tyre që po i tregojnë duke zënë vendet e para në nivel të Republikës së Kosovës dhe në garat ndërkombëtare e simpoziume në lëmit e ndryshme: arte muzikore, arte pamore, lëndën e matematikës, gjuhës angleze etj., përmes të cilave i japin emër arsimit gjilanas. DKA, në mundësitë tonë, do të ketë prioritet shkollën tuaj për investime, sado të vogla apo të mëdha qofshin, vetëm e vetëm që ju, nxënës të dashur dhe kolegë të mi të keni suksese të larta në cilësinë e mësimdhënies e mësimnxënies”, është shprehur drejtori i DKA-së, Nazmi Musa.

Programi i “Ditës së Shkollës” së “Selami Hallaqit” është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik nga ana e nxënësve të saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.