RCCOLA

Bunjaku: Në PSD kishte krizë, Nushi ka shpifur

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Leonora Morina Bunjaku ish këshilltare e PSD-së ka demantuar Majlinda Nushin se gjoja ajo ka qenë pasive në PSD. Edhe Nushi edhe Hajdini nuk e kanë treguar të vërtetën sepse unë jam themeluese e PSD-së dhe aty e pashë se s`ka perspektivë meqë të gjithë ishin pasiv. Në PDK kam kaluar sepse kjo parti ka fuqi dhe ka konkurrencë thotë ajo.

Leonora Morina Bunjaku ish këshilltare e PSD-së në Gjilan është ndier e revoltuar nga deklarata e Majlinda Nushit dhe Ismet Hajdinit se gjoja kalimi i saj në PDK ka ndodhur për shkak të pasivitetit të saj.

Morina tha për rajonipress se edhe Nushi edhe Hajdini nuk e kanë treguar të vërtetën dhe realisht ata kanë shpifur në raport me mua.”Unë në PSD e Gjilanit jam që nga themelimi i saj dhe kam dhënë kontribut të madh. Por në këtë subjekt politikë pati krizë dhe pasivitet total” rrëfen Bunjaku.

Uji Dea

Sipas saj kalimi i saj në PDK lidhet pikërisht ma pasivitetin e udhëheqësve të PSD-së në Gjilan. “Unë e pashë që në PSD s`ka aktivitet , s`ka kuadro dhe mbi të gjitha nuk kishte ndikim e as autoritet si subjekt i vogël politikë. Unë e braktisa PSD sepse aty asnjëherë nuk jemi ftuar nga Ismet Hajdini që të diskutojmë për ndonjë problem apo hall të ndonjë qytetari apo të grupeve të ndryshme” shprehet Bunjaku.

Morina thotë se pikërisht Majlinda Nushi është pasive dhe realisht ajo asnjë hap cilësor apo ndonjë të mirë nuk i ka sjellur PSD-së, as në qendër e as në Gjilan. Bunjaku shpjegon arsyet pse doli në PDK. “Dola në PDK sepse ky subjekt politik ka fuqi, ka kuadro , ka konkurrencë dhe ka vlera. Mendoj se në PDK ka avancime të njerëzve të dëshmuar dhe jam e bindur se në Gjilan do të jetë sërish fituese, derisa për PSD nuk shoh ndonjë perspektivë” tha Bunjaku./rajonipress/