Fundamenti

Bunjaku: Ndjenjë shumë e mirë, Kosova ka ardhmëri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku është ndarë i kënaqur me barazimin kundër Finlandës dhe paraqitjen e skuadrës së tij.

Kosova i nisi me barazim kualifikimet e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’. Tekniku i Kosovës pas ndeshjes tha se djelmoshat e tij kanë treguar lojë mjaft të mirë, dhe sipas tij, kjo pikë është e merituar. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen që i kanë bërë përfaqësues sonë në Turku te Finlandës.

“Finlanda është ekip shumë i mirë. Duke pasur parasysh problemet që kemi pas, mendoj se këta djem kanë treguar shumë lojë të mirë dhe Kosova ka ardhmëri të mirë”, ka thënë Bunjaku.

ARKATANA

“Mendoj se pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, kemi lojtarë teknikisht të mirë. Në të njëjtën kohë duhet të mësojmë së në disa raste duhet te kemi kujdes”.

“Ndjenje shumë e mirë, nuk mund ta përshkruaj, këtë përkrahje që kemi pas në Finlandë dhe mendoj se është një rezultat shumë i mirë”, ka theksuar Bunjaku./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.