Bunjaku: LDK-ja është gardiane e shtetësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Çdo emër në listën e LDK-së është emër i pranueshëm, i njohur dhe i dëshmuar në çdo aspekt, prandaj, meritojnë mbështetje të jashtëzakonshme dhe në këtë vazhdë edhe unë nuk do të kursehem, por do të jem e pa kompromis kur është në pyetje interesi qytetar ka shruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,
Ndihem e nderuar që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), më ka dhënë besimin që edhe njëherë të jem në listën më të mirë që iu ofrohet qytetarëve, listën e LDK-së Rugoviane, për të qenë kandidate për deputete për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Ky privilegj më bënë edhe më të përgjegjshme që të jem zë i qytetarit sepse nuk kam fare dyshim se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve, sepse besimi qytetar vetëm se do të rikonfirmohet.

Mobi Casa

Çdo emër në listën e LDK-së është emër i pranueshëm, i njohur dhe i dëshmuar në çdo aspekt, prandaj, meritojnë mbështetje të jashtëzakonshme dhe në këtë vazhdë edhe unë nuk do të kursehem, por do të jem e pa kompromis kur është në pyetje interesi qytetar.

LDK-ja është gardiane e shtetësisë së Kosovës dhe në këtë vazhdë do të jetë edhe angazhimi im për të përçuar zërin e qytetarit në parlament, që të dëgjohet zëri i tij, kërkesat e tij dhe të realizohen projektet që e përmirësojnë dhe e prosperojnë jetën e qytetarëve pa dallim dhe zhvillimin e vendit tonë.

Nuk kam dyshim se mbështetja për mua dhe LDK-në në përgjithësi do të jetë mbështetje në formë plebishitare.
Na priftë e mbara.
Gjilani im
Kosova Ime
Tina