Bunjaku, krenar me shqiptarët e Botërorit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ndihet krenar me pjesëmarrjen masive të futbollistëve shqiptarë në Botërorin e Brazilit, përkundër faktit se Shqipëria, e as Kosova, nuk janë pjesë e këtij kompeticioni prestigjioz.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, trajneri kosovar e ka shprehur hapur krenarinë e tij për shtatë shqiptarët që po luajnë në Botëror, të cilët i përfaqësojnë Zvicrën, Gjermaninë dhe Belgjikën.
“Krenohemi me ju, Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi, Xhemajli, Mustafi, Januzaj”, ka shkruar ish ndihmës trajneri i Kalmarit.
Kohë më parë, Bunjaku thoshte se pjesëmarrja e këtyre futbollistëve në Botëror është diçka pozitive për futbollin shqiptar, ndërsa kishte shtuar se përvoja që disa prej këtyre lojtarëve do ta marrin në Botëror, do t’i shërbejë shumë atyre, në rast se vendosin që në të ardhmen të luajnë për Kosovën./zeri/


