UBT

Bunjaku i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Sllovenisë U21

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar ndeshjen e parë të vitit 2022, ku është përballur me Slloveninë U21.

Dardanët nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 në një sfidë të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Albert Bunjaku ka thënë se ka mbetur i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët në fushë.

FIDANISHTJA

“Jam i lumtur në bazë të paraqitjes në pjesën e dytë dhe situatës që ka qenë, pasi kemi pasur 2-3 ushtrime gjithsej. Luajtëm ndaj një Sllovenie që e ka një gjeneratë jashtëzakonisht të mirë”.

“Probleme me këtë përfaqësuese kanë pasur edhe ekipe si Anglia. Kjo ka qenë forma e vetme për të luajtur, madje kemi mundur shumë lehtë të vijmë deri te goli”, deklaroi Bunjaku.

“Kemi bërë disa testime në ushtrime dhe e kemi ditur fuqinë e Sllovenisë. Janë disa pjesë të vështira për t’u mbuluar. Ne në pjesën e parë nuk arritëm në pozicione dhe ata u treguan edhe më të mirë se që janë. Durimi ka qenë një pjesë tjetër që e kemi diskutuar. Kemi thënë se Sllovenia do të tentojë vetëm fitoren dhe e kemi ditur se do të krijohen hapësirat”, u shpreh trajneri kosovar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.