Bunjaku i kthehet Kosovës

Sulmuesi i rëndësishëm i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, do t’i kthehet urdhrave të përzgjedhësit Albert Bunjaku për miqësoret e tetorit. Lajmin e konfirmoi për gazetën vetë përzgjedhësi Bunjaku, duke treguar se ka biseduar me Bunjakun dhe ai është shprehur i gatshëm që të luajë në miqësoret e ardhshme.
“Sot (e martë) kam biseduar me sulmuesin Albert Bunjaku, i cili më ka konfirmuar që është i gatshëm dhe do të na bashkohet për miqësoret e ardhshme”, tha ai për Arenën. Ju kujtojmë që Bunjaku është realizatori më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës, pasi që në tri ndeshjet e para ka shënuar dy gola. Ai gjeti rrugën e golit në takimin ndaj Turqisë dhe në atë ndaj Senegalit. Mungesa e tij u vërejt jo pak edhe në miqësoren e fundit ndaj Omanit.