FITORJA

Bunjaku: Gjilani ndien dhimbje për tragjedinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit ngushëllon familjet e viktimave në KEK. Me dhimbje të madhe morën lajmin për vdekjen e tre punëtorëve dhe lëndimin e 13 të tjerëve nga shpërthimi i sotëm në KEK. Jemi të vetëdijshëm se ky lajm është i dhembshëm pafundësisht për familjarët, të cilët në një ditë qershori si kjo humbën më të dashurit, derisa po prisnin kthimin e tyre në shtëpi, sikur çdo ditë tjetër.

Pa hyrë në shkaqet që quan deri te ky shpërthim me pasoja fatale, unë, në cilësinë e kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, dua t`iu shpreh ngushëllimet e mia familjarëve që pësuan në këtë aksident të rëndë.

E ndjej thellësisht dhimbjen që ju erdhi papritur dhe që do t`ju përcjellë për një kohë të gjatë, duke ju lutur që të gjeni forcë dhe ta përballoni atë me dinjitet e kurajë, sepse ndryshimi i asaj që ka ndodhur tashmë, është jashtë fuqisë njerëzore.

Eco Higjiena

Besoj se autoritetet shtetërore do ta zbardhin rastin dhe do t`i ndërmarrin masat ligjore, nëse konstatohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e lëshimeve njerëzore.

Edhe njëherë ju shpreh ngushëllimet e mia dhe solidarizohem me dhembjen tuaj të madhe./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.