Fundamenti

Bunjaku e ka një mesazh për ata që e vërshëllyen kapitenin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Bunjaku ka mbrojtur Ujkanin, i cili ishte viktimë e tifozëve në stadiumin “Adem Jashari” në fitoren 4:3 të Kosovës kundër Letonisë.

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur për fitoren e “Dardanëve” ndaj Letonisë. Ai ka komentuar gjithashtu edhe atë që i ndodhi kapitenit, Samir Ujkanin, i cili u vërshëllye nga publiku.

“Situatë e vështirë për Samirin dhe për lojtarët e për shtabin teknik. Është një situatë që nuk na ka ndodhur shpesh, por ka pasur tendencë të ndodhë”, deklaroi Bunjaku për “Supersport’.

“E mbaj mend në një moment ndaj Kroacisë kur Leart Paqarada e kthen topin te portieri dhe i gjithë stadiumi fillon të vërshëllejë, duke kërkuar lojë sulmuese, ani pse përpara kishim Kroacinë”.

FIDANISHTJA

“Këtu tregohet ndoshta edhe dëshira dhe vullneti i opinionit”, shtoi ai.

“Një fitore shumë e pritur, në momentin më të mirë. Kemi dashur t’ju dhurojmë këtë fitore tifozëve”.

“Është një fitore që e mbyllë në mënyrën më të mirë kapitullin e këtij shtabi teknik”, u shpreh Bunjaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.