Eko Higjiena

Bunjaku: Dështimet e qeverisjes nga LVV janë në të gjitha sferat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për dy vite qeverisje nga LVV, nga shpresa e madhe e qytetarëve për ndryshim jemi dëshmitarë të zhgënjimit të theksuar. Si të arritura të kësaj qeverie fatkeqësisht nuk mund të numërojmë sepse dështimet janë pothuajse në të gjitha sferat. Dështimi i tyre kaq i madh për dy vite do të bartë pasoja më të mëdha se 20 vitet e kaluara e që ishin parullë e tyre dje,sot e mbase edhe më tutje ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Reagimi i plotë:

Në politikën e brendshme ka degradim të sistemit shëndetësor. Asnjë investim e madje mungesë barnash esenciale. Asnjë vizitë e Ministrit të shëndetësisë(edhe pse u ndërruan shpesh) në QKUK apo spital tjetër që të shihen problemet e shumta. Mungesë dhe ikje e mantelbardhëve nëpër shtete tjera si pasojë e injorimit dhe shpërdorimit të dinjitetit të tyre.

Asnjë investim në shkolla përveç një çerdhe të inauguruar. Asnjë ndryshim pozitiv e madje ndërhyrje qeveritare,partiake e familjare në punësime deri në nivel të lartë akademik.

Investimet kapitale në ekonomi janë 9% ndërsa nevojat shumë të mëdha. Sistemi energjetik në kolaps e çmimet 100% më shtrenjtë. Ndërhyrja e dorës së shtetit sa për mëshirë e skandalet e ambasadorit Berisha mbrohen nga qeveria Kurti. Çmimet e artikujve esencialë e inflacioni kanë ngritur koston familjare deri në luftë për ekzistencë.

Në degradim janë edhe sistemi drejtësisë,gjyqësisë e prokurorial.

Asnjë e arritur madje as për ta prishur renditjen e dështimeve.

FIDANISHTJA

Në aspektin e sigurisë përkeqësim ne veri të vendit. As sovranitet e as dorë të shtetit. As polici e as gjyqësi. Rikthim në katraharurë si pasojë e vendimeve të gabuara.

Në politikën e jashtme dështim total. Asnjë njohje e madje asnjë pranim në organizata ndërkombëtare, përveç ndonjë aplikimi të pakoordinuar. Ndërhyrje e skandale me ambasadorë deri në shkelje të ligjit. Mosdije e papërvojë në diplomaci.

Lufta kundër korrupsionit,nepotizmit e luksit qeveritar u kthye në fjalë e mashtrime të dukshme.

Raportet me aleatë ndërkombëtarë të ftohura e madje të prishura e bëjnë këtë qeveri edhe më të dobët. Dialogu me Serbinë si palë fajtore e paaftë për kompromise na dërgon në faktor destabilizimi. Egoja fiktive para tyre na paraqet të pabarabartë si palë.

Thjeshtë,2 vite dështim,e si pasojë ikje e emigrim masovik jo vetëm të të rinjëve. Shpresën e tyre si kauzë për shtet e kthyen në zhgënjim të madh duke u akomoduar fals në pushtet.

Dështimi i tyre kaq i madh për dy vite do të bartë pasoja më të mëdha se 20 vitet e kaluara e që ishin parullë e tyre dje, sot e mbase edhe më tutje…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.