Eko Higjiena

Bunjaki tregon si duhet të bëhet futbolli i Kosovës si në Suedi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-trajneri i Kosovës Albert Bunjaki, i cili tani është instruktor teknik në UEFA dhe menaxher i Feronikelit, ka thënë se përplasje mes Federatës së Futbollit dhe kryetarëve të klubeve ndodhin edhe në Suedi, mirëpo ai i ka sugjeruar disa ndryshime që do ta përmirësonin hierarkinë e futbollit në Kosovë.

Muajt e fundit kanë sjellë shumë trazira në futbollin kosovar, shkaku i kundështimeve të vazhdueshme nga kryetarët e disa klubeve të Superligës së Kosovës ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Kryetarët e klubeve i kanë akuzuar prijësit e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa këta të fundit ia kanë kthyer me kundërakuza. Tani ka mbetur të vendoset pas ndeshjeve të Kosovës në mars për ndryshimet statusore që po i kërkojnë klubet.

Klubet kanë kërkuar edhe që Ipko Superliga e Kosovës të mos menaxhohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, por nga një organ tjetër i përbërë nga vetë klubet. Për më tepër, klubet kanë insistuar që ato vetë të kenëpërfaqëuses në Komitet Ekzekutiv të Federatës.

Mobi Casa

Përderisa raste të tilla në botën e futbollit nuk janë unike në Kosovë, pasi që ndodhin edhe në vendet e tjera, Albert Bunjaki tregon se si është organizuar struktura në Suedi që të mos mënjanohen problemet e tilla.

“Natyrisht qw ka debate edhe atje. Por, liga udhëheqet nga SEF që i themi ne. Drejtor i këtij organi është pikërisht ish-shefi i klubit ku kam qenë unë, Kalmaar, dhe kam raporte shumë të mira me të”, ka thënë Bunjaki në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Federata atje bëhet nga njerëzit e regjioneve, nuk e di si është në vendet e tjera. Por, Seudia i ka 24 regjione dhe regjionet e përbëjnë Komitetin Ekzekutiv. Këtë mënyrë e kanë zgjedhur dhe ka pasur sukses, mirëpo ka pasur edhe debate se si duhet të veprohet që klubet suedeze të kenë më shumë suksese në ligat evropiane”. /Gazeta Express/