ARKATANA

Bunjaki kritikon De Biasin për presion ndaj kosovarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka kritikuar veprimin e përzgjedhësit të Shqipërisë, Gianni de Biasi, që të mërkurën ka kontaktuar një nga një kosovarët e Kombëtares për të marrë qëndrimin dhe përgjigjen e tyre nëse do të vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë apo po mendojnë të luajnë për Kosovën.

Bunjaki ka thënë se ky është presion i hapur dhe se nuk është pritur një gjë e tillë nga Shqipëria. Ai ka treguar për gazetën Koha Ditore se disa lojtarë e kanë marrë atë në telefon dhe kanë qarë hallet pas telefonatës së De Biasit.

HW

Mediat në Shqipëri raportojnë se të paktën një lojtar kosovar ia ka bërë të ditur De Biasit se dëshiron të luajë për vendlindjen e tij, mirëpo Bunjaki ngul këmbë se bëhet fjalë për shumë më shumë.

“Lojtarët janë kontaktuar nga De Biasi për të marrë një përgjigje nëse do të vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë. U është kërkuar qysh dje (e mërkurë v.j.) të vendosin. Vet lojtarët, me disa prej të cilëve edhe kam kontaktuar e kanë ndier veten shumë keq. Mendoj se nuk është në favorin e askujt kjo që ka bërë ai. Nuk është mirë as për futbollin e Shqipërisë, as të Kosovës e as për vetë futbollistët, pa ardhur një vendim i FIFA-s i cili shumë shpejtë do të vijë e do të sqarojë situatën e gjithësecilit. Nuk e kuptoj se çka duhet të vendosin lojtarët kur nuk kanë se çka të vendosin, pasi ende nuk kemi marrë përgjigje nëse kanë të drejtë apo jo të ndërrojnë përfaqësuesen”, ka theksuar Bunjaki.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.