ARKATANA

Bunjaki: Kosova nuk ka kontakte me Januzajn

/ 2 minuta lexim
HW

Albert Bunjaki, selektori i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me yllin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn. Mediat belge kanë raportuar se Adnan Januzaj pritet ta braktisë përfaqësuesen e Belgjikës, pasi që është i pakënaqur me tretmanin që po i bëhet nga ky vend.

Sipas këtyre mediave, Januzaj po shqyrton mundësinë t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, përcjell Express.

Por, selektori i përfaqësueses së Kosovës e ka konfirmuar për Express se nuk ka pasur asnjë kontakt me Januzajn, apo me ndonjë familjar të sulmuesit me prejardhje nga Istogu.

“Unë nuk kam pasur kontakte me Januzajn që nga ndeshja me Haitin. Para këtij takimi, unë kam biseduar me dy axhallarët e lojtarit, dhe që nga ajo kohë nuk kam biseduar më”, ka deklaruar Bunjaki për Express.

FIDANISHTJA

“Unë nuk kam pasur kontakte me të për shkak se lojtari zgjodhi ta përfaqësojë Belgjikën”, ka theksuar Bunjaki.

Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, e cila pritet të ndodhë në muajin tjetër, Bunjaki paralajmëron se do t’i ftojë të gjithë yjet që t’i bashkohen Kosovës.

“Pas pranimit të Kosovës në UEFA dyert e përfaqësueses do të jenë të hapura për të gjithë lojtarët e Kosovës që luajnë në përfaqësueset e vendeve të tjera”, theksoi ai.

“Normalisht, edhe ne, sikur përfaqësueset tjera, synojmë t’i kemi në skuadër lojtarët më të mirë”, ka përfunduar Bunjaki. /Express/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.