Uji Dea

Bunjaki: Kosova do të marrë pjesë në eliminatorët e KB 2018

/ 5 minuta lexim

Selektori i përfaqësueses së Kosovës, beson se në kualifikimet për botërorin 2018, Kosova do të marr pjesë me reprezentacionin e futbollit.

Vitin e Ri do ta pres me familjen e tij ngushtë në Skovde, një qytet ndërmjet Göteborgut dhe Stockholmit, të Suedisë, ndërsa menjëherë pas festave do të vij në Kosovë, sepse e presin ca aktivitete. Ai shpreson se FIFA pas 10 janarit do t’i lejoj Kombëtares së Kosovës në futboll të luaj ndeshje miqësore.

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, në një intervistë ekskluzive për “Lajm” flet për shumëçka për dhe rreth kombëtares së Kosovës në futboll, transmeton Sporti1.

Albert Bunjaki a ka ndonjë risi në këtë fundvit?
Bunjaki: Nuk ka diçka speciale, po përgatitem të vijë në Kosovë sepse nga data 3-10 janar kemi aktivitete me trajner, edhe pse planet kishin filluar më herët.

Ku do ta kaloni ndërrimi e motmoteve?
Bunjaki: Në shtëpi, me familje në Suedi. Unë jetoj në Skövde, një qytet mes Goteborgut dhe Stockholmit.

Na thoni si keni pritur lajmin më të ri se FIFA do t’i lejoj Kosovës të luaj miqësore, pas 10 janarit. Sa është për tu besuar ky lajm?
Bunjaki: Mendoj se duhet presim përgjigje zyrtare, ndërsa për mua tani duhet përgatitem që të kalojmë nga faza e mbijetesës në fazën e parapërgatitjes për qëllimin tonë, e cili natyrishtë është kampionati evropian dhe botërorë. Në aspektin sportiv një lëvizje e tillë ka një rëndësi të vecantë ngase na jepet mundësia të fillojmë të luajmë lojë dhe kjo është shumë shumë e rëndësishme. Pra, kalojmë në një fazë procesi, e cila është shumë më atraktive.

A ka marrë FFK ndonjë përgjigje të saktë?
Bunjaki: Nuk kam ndonjë informacion se kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare, sepse po presim 10 janarin.

Uji Dea

A jeni optimist se FIFA do të marrë vendimin që pritni ju për Kosoven me 10 janar?
Bunjaki: Jam realist se kjo do ndodhë, por sikur edhe më herët duhet të jemi të rezervuar nga të papriturat e mundshme. Të shpresojmë se këtë herë do të jetë pozitive. Do të ishte një hap shumë i rëndësishëm sportiv.

Sa është e vërtetë se ndeshjen e parë do ta luani me Kroacinë?
Bunjaki: E di që ka interesime nga tre kombëtare shumë të forta për të zhvilluar lojën e parë. Unë personalishtë së bashku me shtabin teknik jemi të gatshëm të presim të përgatitur këto kombëtare, nëse na jepet mundësia pas 10 janarit. Çdo bisedë e mundur dhe dëshir nga kombëtaret tjera duhet merret me profesionalizeë dhe të bëhen parapërgatitjet e duhura. Në kombëtare nuk i lihet asgjë rastit. Një gjë e tillë ishte bërë edhe gjatë vitit 2013, edhe pse de fakto ne nuk luajtëm.

Po, cilat janë ato dy kombëtare të tjera?
Bunjaki: Janë kombëtare të respektuara në futboll. Ndoshta është shumë me rëndësi që në Kosove të ruajmë dhe kultivojmë traditën sportive që p.sh. edhe nëse luajmë me kombëtare të vogla, që nuk dua t’i nëncmoj, si Malta, Luxemburgu e tjerë, stadiumet në Kosovë do të jenë të përmbushura me shikues. Kjo është me rëndësi për Kosovën në fazën e parapërgatitjes dhe jo me kë do të takohemi. Stadiumet tona duhet të jenë përplot me shikues futbolli, duke kuptuar rrugën që po kalon sporti dhe shteti kosovar.

E di që është herët të parashtrojë një pyetje të tillë, por më thoni nëse në Kombëtaren e Kosovës do të ketë vend edhe për lojtarët shqiptar nga Maqedonia?
Bunjaki: Kosova është e të gjithëve dhe në këtë do ta shfrytëzojmë edhe në aspektin sportiv. Unë edhe më herët kam thënë se Kosova është e vetmja që do të mundë të bashkojë të gjithë lojtarët më të mirë shqiptarë, pavarësisht nga vijnë ata. Por, kjo do të ndodhë në fazën e tretë, pra në momentin kur ne do të bëhemi anëtare e plotë e UEFAs dhe FIFAs.

Në cilët eliminatore shpresoni të marrë pjesë Kosova?
Bunjaki: Euro 2016 mund të jetë reale, por koha është shumë e shkurtër dhe vetëm një lëvizje e madhe politike do ta bënte reale këtë ëndërr, por më reale është KB 2018, kur tërheqja e përkohshme e shortit bëhet me 25 korrik të vitit 2015. Realiteti ndoshta është shumë më afër se sa që e mendojmë ne.

Cili është mesazhi juaj në prag të festës së Vitit të Ri?
Bunjaki: Të jetë një vit sporti për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Një vit shëndeti dhe gëzimi. Të jemi të bashkuar edhe pse guxojmë të mendojmë ndryshe. /Telegrafi/