RCCOLA

Bunjaki ia hap derën yllit të Kombëtares shqiptare

/ 2 minuta lexim

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, mirëpret në skuadër mesfushorin nga Mitrovica, Alban Mehën. Ky i fundit është lënë anash nga selektori i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) me 3 maj pritet të anëtarësohet në UEFA. Kjo pritet t’ia hap dyert përfaqësueses së Kosovës që të marr pjesë në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Kurse, pas pranimit në UEFA, selektori i Kosovës, Albert Bunjaku pritet tu bëjë ftesë edhe disa lojtarëve kosovarë që luajnë në përfaqësueses të ndryshme.

Një ndër futbollistët që duket më pranë kalimit te Kosova është Alban Meha. Mesfushori që po shkëlqen në Turqi nuk është grumbulluar prej disa ndeshjesh nga De Biasi.

Fundamenti

Njerëz pranë lojtarit të Konyasporti flasin për dëshirën e futbollistit për të luajtur me Kosovën, dhe Bunjaki nuk ngurron t’i hapë derën.

“Nuk ka dyshim që Albani ka qenë në planet e mia edhe më herët para se të vinte në Kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo në kohën kur ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare ku akoma është, Shqipëria ka qenë prioritet pasi ka pasur kualifikimet dhe ka pasur përparësi”, ka deklaruar Bunjaku për Super Sport.

“Në këtë moment që Kosova i afrohet kualifikimeve ne pretendojmë të krijojmë një skuadër të fortë, dhe lojtarët që do të dëshirojnë të vijnë do të jenë të mirëseardhur. Albani është një lojtar që e njoh mjaft mirë dhe jo rastësisht është duke pasur sukses në Turqi dhe normalisht do të ishte i mirëseardhur nëse shpreh dëshirë dhe ka të drejtë të vijë, pse jo”, ka theksuar ai.