Mobi Casa

Bunjaki analizon ndeshjen me Anglinë: “Fitorja është e mundshme…”

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, është i lumtur me progresin e Kosovës për tri vite dhe shpreson që “Dardanët” të bëjnë mrekullinë dhe të nxjerrin rezultat pozitiv edhe në Angli, pas triumfit në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë.

“Duhet të kuptojmë se Anglia është e një niveli tjetër, ndër 10 më të mirat në botë. Moment më të mirë se tani që të luajmë kundër Anglisë nuk e di se a do të gjemë, nëse do të kisha zgjedh, atëherë kisha zgjedh që me luajt në Kosovë me tifozët tanë. Por besoj se edhe atje do të kenë mbështetje”, u shpreh Bunjaki në “Arena Sportive” në RTK.

“Kosova duhet të vazhdojë të përkrahet, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në atë ndeshje, do zoti që të dalim me fitore, pse jo, është e mundshme të ndodhë edhe kjo, edhe pse tani Anglia është kundërshtar i papërshtatshëm”.

“Do ta shijoj ndeshjen me Anglinë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Do ta shijoj në atë aspektin se ku Kosova ka arritur për tri vite, të shkojë në Angli të na jep një shpresë të fitojmë dhe pse jo të mos fitojmë, kjo më gëzon shumë”.

Uji Dea

“Momentet kur Kosova humb topin, do të jenë vendimtare se sa jemi të përgatitur t’i mbulojmë këto hapësira dhe sa më pak të gabojmë. Gabime do të vijnë, por sa do të kompensohen dhe si do t’i mbulojmë këto gabime, do të jetë e rëndësishme”.

“Mënyra se si luan Kosova luan është e rrezikshme, shumë e rrezikshme, por është tregu se është shumë e mirë për zhvillimin e Kombëtares”.

“Po të kisha qenë selektor i një vendi tjetër, të jeni të bindur se kisha luajtur krejt ndryshe. Isha kthy defensivë, kisha mbrojt rezultatin. Mirëpo, për mu ka qenë primare, njëfarë modeli të Kroacisë, edhe pse ata janë nivel me i lartë. Por Kosova ka lojtar me shpejtësi, teknikë, lojtarë që dinë të kontrollojnë topin. Akoma është një Kombëtare e papjekur, një Kombëtare në rritje edhe është pak e rrezikshme kur ballafaqohesh me Kombëtare të vështira. Por, pa u ballafaquar me këto Kombëtare nuk mund të mësojmë”.

“Besoj se Kosova e di shumë mirë fuqinë e Anglisë. Edhe stafi teknik kanë bërë një analizë t’mirë edhe janë të informuar edhe për mënyrën se si luajnë, duhet të besojmë në përzgjedhjen e tyre dhe duhet t’i përkrahim”. Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova do të udhëtojë të hënën në Angli për t’u përballur me “Tre Luanët”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.