United Hospital

“Bum-Bum-Berisha”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas një jave të kaluar në shtëpi me familjarët e tij në Norvegji, sulmuesi Veton Berisha që ka shënuar pesë gola në dy ndeshje miqësore me Greuther Furthin, i është kthyer punës, shkruan sot Koha Ditore.

Për pak ditë qëndrimi në Furth ai ka marrë nofkën “Bum-Bum-Berisha” për shpërthimin e shpejtë. Pas kthimit ka dhënë edhe një deklaratë: “Idhulli im është Zlatan Ibrahimoviq”.

Të dy vijnë nga Skandinavia dhe rrënjët i kanë nga Ballkani, por që nuk kanë shumë gjëra të tjera të përbashkëta.

Ndryshe nga Berisha që është 21-vjeçar dhe i gjatë 172 centimetra, Ibrahimoviq është 33-vjeçar dhe i gjatë 195 centimetra. Madje, edhe jashtë fushës së futbollit nuk e kanë famën të njëjtë.

UBT

“Mbi gjitha më pëlqen mënyra qesharake se si Ibrahimoviq sillet në rrugë me njerëzit”, thotë sulmuesi i ri i Greuther Furthit.

Të dy futbollistët futbollin e kanë mësuar në rrugë. Berisha 21-vjeçar u rrit së bashku me vëllanë e tij 22-vjeçar, Valon Berisha, që luan për skuadrën e Red Bull Salzburg, në Komunën e Egersundit me rreth 14 mijë banorë.

http://koha.net/?id=6&l=66888

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.