Fundamenti

Bulle Futsal’s fillon furishëm garat në Zvicër

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Skuadra Bulle Futsal’s, e cila është formuar para disa muajsh, ka nisur furishëm garat në ligën Zvicran duke paralajmëruar se nuk do të ketë konkurrencë në Ligën e Tretë të këtij sporti.

E veçanta e këtij klubi është që drejtohet nga tre shqiptarët – Meriton Salihu i cili është futbollist i Kombëtares së Kosovës në futsal, dhe dy shokët e tij nga Shkupi, Sabaudin e Mervan Ljamalari.

Në dy ndeshjet e para të fillimit të kampionatit, skuadra Bulle Futsal’s ka shënuar dy fitore tejet të rëndësishme, duke paralajmëruar se skuadrat rivale do ta kenë vështirë të përballen me këtë skuadër e cila ka futbollist cilësor e menagjer të suksesshëm.

Eco Higjiena

Skuadra Bulle Futsal’s nga dy ndeshjet e zhvilluara ka mposhtur, Ajax Fribourg me rezultat 6-2, ndërsa skuadra Saint Michel ka pësuar debakël me rezultat 9-1.
Menaxheri i kësaj skuadre, Meriton Salihu sëbashku me partnerët e tij, vëllezërit Ljamalari, kanë bërë të ditur se ky fillim i kampionatit ju jep shpresë për ditë më të mira.

“Ne kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe kemi shënuar 15 gola dhe kemi pranuar vetëm 3. Ishte me rëndësi që startin ta kemi të mire, megjithëse është tepër herët të flitet por titulli i kampionit është synimi i vetëm që kemi, për këtë janë të vetëdijshëm edhe futbollistët dhe shpresojmë se në verën e vitit të ardhshëm do të jemi menjëherë në Ligën e Dytë”.