Mobi Casa

Bullatoviq vjen të ankohet, Arifi i kërkonë që të punësojë shqiptarë në elektrodistribucion në Bujanoc

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë ditës së sotmë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur në takim drejtorin e elektrodistribucionit “Jugoitok Nish” Darko Bullatoviq.

Në ketë takim i cili zgjati rreth dy orë i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Preshëës Ragmi Musafa, ku u bisedua për disa pika rreth energjisë elektrike por njëra ndër pikat kryesore ishte borxhi i banorëve të komunës së Bujanocit dhe asaj të Preshevs, ku thuhet se në teritorin e Jugut të Serbisë këto dy komuna kanë më së shumti obligime të pa shlyera ndaj elektrodistribucionit.

Gjatë këtij takimi kryetari Arifi ka kërkuar nga përfaqësuesit e elektrodistribucionit t`i mundësohet qytetarëve që këto obligime të shlyhen, por sipas drejtorit Bullatoviq kjo kërkes duhet paraprakisht të shqyrtohet edhe në ministrinë përkatëse.

FIDANISHTJA

Kryetari Arifi, ka thënë se duhet gjetur një zgjidhje e cila është në favor të qytetarëve por edhe të komunës, që të në rast se nuk i shlyhen borxhet qytetarëve të paktën t’u mundësohet që obligimet e energjisë t`i shlyejnë më këste.

Ndër të tjera në ktë takim është biseduar edhe për ngritjen e efikasiteti të energjisë elektrike për ekonomitë familjare. Drejtori i Elektrodistrubucionit Darko Bullatoviq pas takimit që pati më krerët e dy komunave me përkatësi më të madhe shqiptare, tha se, kemi zhvilluar një takim konstruktiv ku kemi kërkuar nga qytetarët që të shlyejn borxhet në fakturat e tyre dhe ta kursejnë energjinë elektrike, ai gjithashtu potencoi se, nuk është e mjaftueshme që ne nga qytetarët të kërkojmë vetëm të shlyejnë obligimet apo paguajn me rregull fakturat e tyre, njëkohësisht edhe të rrisim efikasitetin dhe cilësin e energjisë elektrike, unë, ka thënë ai, mendoj se vetëm në kët mënyrë do të vijmë deri tek përmirsimi i gjendjes aktuale.

Ndër të tjerash kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa këtë takim e vlerëson si të rëndësishëm duke thënë se, drejtori Bullatoviq ka identifikuar problemet të cilat janë në komunat Bujanoc dhe Preshev në rrjetin e institucionit “Jugoistok Nish” dhe është kërkuar që në të ardhmen defektet të cilat ndodhin të rregullohen në mënyrë sa më të shpejtë. Vlen të theksohet se kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arfifi, nuk e ka anashkaluar edhe gjendjen e punësimit të shqiptarëve në elektrodistribucionin e Vranjës filialën në Bujanoc, ku nga gjithsej 25 të punësuar vetëm 6 janë shqiptarë dhe kjo sipas Arifit është në kundërshtim me nenin 77 alina 2 të kushtetutës së Serbisë, gjë që pas përkujtimit nga ana e kryetarit Arifi lidhur me këtë gjendje, Bullatoviq i ka premtuar që shumë shpejt do të bëjë punësimin të edhe disa punëtorëve shqiptar në ktë ndërmarrje./BujanociNet/