UBT

Buletini, një mundësi tjetër për pasqyrimin e punës së institucioneve komunale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka botuar numrin e parë të Buletinit për vitin 2015, që është një revistë periodike informative për aktivitetet dhe zhvillimet më të rëndësishme në ekzekutivin dhe vendimmarrjen komunale. Buletini është një mundësi më shumë për informimin e publikut mbi punën e qeverisjes, të cilën ata e kanë zgjedhur me votën e tyre, për t`iu shërbyer brenda një mandati katërvjeçar.

Ky numër i Buletinit, që përgatitet nga Zyra për Informim, hapet me një udhërrëfyes të shkurtër për Komunën e Gjilanit, për të vazhduar me editorialin e kryetarit të Komunës, për 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit, që ai e cilëson si përvjetor të krenarisë dhe të dhembjes së madhe.

Pjesë e këtij numri janë shumë materiale tjera, që pasqyrojnë punën e vendimmarrësve në këtë periudhë, që nga miratimi i vendimit për subvencionimin e shoqatave e deri te miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore, angazhimet e kryetarit të Komunës për zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet me gjendje të rëndë sociale, nga fondi i Komunës dhe mjetet e aksionit humanitar “Pak nga ne, shumë për ata”, pastaj shkrimet për projektet e realizuara dhe për ato që pritet të fillojnë si dhe shumë aktivitete të tjera të kësaj periudhe.

ARKATANA

Brenda këtij gjashtëmujori, Komuna e Gjilanit u nderua me çmimin “The best city model award”, në panairin e Cyrihut në Zvicër, ndërkaq Ambasada Amerikane e ka nderuar me mirënjohje kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri.

Buletini e sjellë të përmbledhur edhe kronikën për manifestimin ‘Flaka e Janarit’, aktivitetet për 7-vjetorin e pavarësisë, vizitat e presidentes, kryeministrit dhe ministrave të qeverisë, në Gjilan si dhe shumë materiale të tjera.

Buletini është revistë periodike dhe numri tjetër do të botohet në fund të këtij viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.