RCCOLA

Bukuroshja shqiptare në Kinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një spektakël bukurie me traditë që në vitin 1988 që 10 vitet e fundit organizohet në disa qytete kineze, edhe këtë vit mbledh në Hong Kong bukuroshet nga e gjithë bota për t’i sjellë Kinës një frymë të gjallë dhe femërore në një shtet komunist siç është ky vend.

Këtë vit bukurinë shqiptare në atë spektakël me përmasa botërore do e përfaqësojë Ertemiona Mejdani ‘’Miss Shqipëria 2009”, e përzgjedhura e regjisorit Petri Bozo.

Mobi Casa

Nata finale do të mbahet më datë 1 dhjetor, kurse bukuroshja Mejdani tashmë është nisur për në shtetin aziatik, ku më pas asaj do t’i bashkëngjitet edhe menaxheri, z. Bozo.

Këtë radhë ajo nuk do të shoqërohet nga i dashuri, këngëtari Devis Xherahu, nga i cili gjithnjë ka pasur përkrahjen në rrugëtimin e saj në modelizëm.Urojmë që Shqipëria të dale sa më mire, në këtë spektakël./Indeksonline/.