Mobi Casa

Bukuroshja shqiptare më e bukura në Ballkan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Xhesika Berberi, bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë para dy vitesh në “Miss Universe”, ka realizuar një fotosesion në Turqi, së bashku me modelin turk Tarik Ediz dhe modelen shqiptare, Afërdita Dreshaj.

Disa prej fotove janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen, duke e cilësuar Xhesikën si një nga femrat më të bukura në Ballkan.

Uji Dea

Vitin e kaluar, Berberi u bë imazh i stilistes së njohur Sherri Hill, duke prezantuar edhe koleksionin e saj, të shoqëruar me një set fotosh të realizuara në studion e fotografit Fadil Berisha.

Veçantia e saj është që si modele identifikohet me fustane të gjatë në stilin klasik. Në profilin e saj në facebook, modelja ka postuar dhe foto me të dashurin e saj, pranë të cilit ka pohuar se ndihet shumë e lumtur.