FITORJA

Bukuroshja ruse: Rusia lopë me sy të mëdhenj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një konkurrente ruse për një konkurs bukurie ka shkaktuar shumë debat në vendin e saj pas cilësimeve që bëri në adresë të Rusisë.

Bukuroshja ruse Natalia Pereverzeva, po garonte për konkursin Miss Bota 2012, ku bukuroshet pritet që të jo vetëm të pashme, por edhe të ndërgjegjshme për ambientin.
Kur Natalia, 24 vjeç, u pyet se çfarë e bën krenare atë për vendin e saj, e nisi duke thënë fjalë të mira.

“Rusia ime është e shndritshme, e ngrohtë. Është aq e këndshme sa mund të dremisësh në të në një natë të ftohtë dimri, kur stuhia shkreton jashtë. Rusia ime është si një lopë me sy të mëdhenj, me brirë qesharakë dhe që përtypet gjithmonë dhe që të jep një qumësht oh sa të ëmbël”.
Por krejt papritur ajo shpërthen në kritika për korrupsionin e shumëpërhapur në vendin e trazuar.

Hidromorava

“Por Rusia ime është gjithashtu e dobët, e shumëpërvuajtur, e shqyer pa mëshirë nga njerëz të pangopur, nga njerëz të pandershëm, njerëz jobesimtarë. Rusia ime është si një arterie e madhe, nga e cila vetëm disa njerëz ‘të zgjedhur’ po vjedhin të gjithë pasurinë. Rusia ime është një lypëse.
Rusia ime nuk mund të ndihmojë të moshuarit dhe jetimët. Prej saj, njësoj si një hemorragji apo si një anije që po fundoset po ikin inxhinierët, mjekët, mësuesit. Po ikin sepse nuk kanë asgjë për të jetuar aty”.

“Rusia ime është një fituese, që ka rrëzuar fashizmin, por e ka blerë fitoren me çmimin e miliona njerëzve. Më thoni, si mund të ecë përpara nacionalizmi në këtë vend.
E dashura Rusia ime e varfër”. Por ajo foli edhe për të ardhmen.

“Vetëm ne mund të përmirësojmë situatën. Ne duhet të mësojmë që të shprehemi dhe të tregojmë cilësitë më të mira. Nëse shqetësohemi seriozisht për vendin tonë, ai do të lulëzojë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.