GRANDEMALL

Bukuroshja që shkruan fjalimet e kryeministrit britanik

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Deri përpara gjashtë vitesh, ajo shiste akullore me një makinë nëpër Guildford. Por tani Clare Foges është femra që merr përgëzime pasi ka përgatitur atë që është quajtur fjalimi historik i kryeministrit britanik, David Cameron për Europën.

Ajo ka shkruar frazën që flet për referendumin për qëndrimin në Europë.

Edhe pse është vetëm 31 vjeç, ajo është shkruesja kryesore e fjalimeve në kryeministri.

Ajo është gjithashtu poete, që ka këndvështrimet e saj të forta në lidhje me fjalimet publike. Ankohet se retorika po bie dhe debati publik po sterilizohet, duke thënë se kështu po varfërohet politika dhe ndoshta po rrezikohet vetë demokracia.

FITORJA

Ajo thotë se politikanët e profilit të lartë duhet të thonë fjali të qarta kur flasin në publik.

Ajo është për fjalimet me ngjyra, impulsive dhe me përmbajtje.

Për shkrimin e fjalimit për Europën iu desh ca kohë. Tekstin e rishkroi disa herë.

Ajo i kupton instinktet dhe fjalorin e kryeministrit britanik, sa disa kolegë thonë se ajo është si laringu i David Cameron.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.