ARKATANA

Bukuroshja që po radhit sukses pas suksesi

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe përkundër faktit se ka lindur dhe është rritur në Austri, bukuroshja shqiptare Blerta Dobërlluka, asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj, Kosovën dhe kudo që është paraqitur, është munduar t’i tregoj vlerat e vendit të zemrës së saj, por edhe qytetit nga vijnë prindërit e saj, Mitrovicën.

Hapat e parë në botën e modës dhe spektaklit, i ka bërë në Austri, duke marrë pjesë dhe duke ngadhënjyer në garën “Miss Austria” më 2012. Kjo pjesëmarrje ishte vetëm fillimi i karrierës së saj, për të vazhduar po atë vit me garën “Miss Universi Shqiptar” në Zvicër, ku ka triumfuar sërish, ndërsa më 2015 ka rrëmbyer katër çmime në garën “Miss Pavarësia 2015”.

Por ndoshta triumfi më i madh i saj, është në garën “Mr. And Mrs Grand Sea Universe 2015”, që është mbajtur javë më parë në Bullgari. Për të gjitha sukseset e saj, karrierën dhe jetën private, Blerta ka folur në intervistën dhënë për gazetën “Zëri”.

Blerta, edhe pse ke lindur dhe je rritur në Austri, prapë duket se nuk e ke harruar prejardhjen e familjes tënde, por gjithashtu ke ruajtur edhe gjuhën e pastër shqipe?

Natyrisht se ndjehem shumë krenare që jam shqiptare dhe kam rrënjë nga Kosova. Gjithashtu mundohem që në secilën ngjarje apo vend që shkoj, të prezantoj sa më mirë prejardhjen dhe kombësinë time. Populli shqiptar është një popull i mrekullueshëm dhe paqësor, prandaj këto vlera duhet treguar kudo?

Si ke arritur ta mësosh dhe ta flasësh kaq bukur gjuhën shqipe, edhe pse ke lindur dhe je shkolluar në një vend tjetër?

Unë vi nga një familje e madhe, siç është zakon te ne shqiptarët, ku kam dy vëllezër dhe dy motra. Edhe pse shkollimin e kemi kryer në gjuhën gjermane, në shtëpinë tonë gjithmonë është folur vetëm shqip dhe për këtë duhet të falënderoj prindërit e mi, të cilët kanë insistuar që të mësojmë gjuhën shqipe.

T’i kthehemi karrierës tënde. Kush ju shtyri që të garonit në një garë bukurie, siç ishte “Miss Austria 2012”?

Përkrahjen dhe nxitjen më të madhe e kam pasur nga familja ime, babi dhe mami, por edhe nga shoqëria. Ata më thonin se duhej të merrja pjesë, pasi i plotësoja kushtet për të garuar dhe pse jo edhe për të fituar. Dhe natyrisht se i dëgjova dhe suksesi ishte i menjëhershëm?

Ke triumfuar në garën “Miss Austria 2012”. Çfarë të solli ky triumf?

Natyrisht se ky ishte një sukses i madh dhe një çelës për të ecur tutje. Menjëherë kanë filluar të vijnë ofertat e punës nga agjenci të modës dhe që nga viti 2012, jam e angazhuar në dy agjenci të modës, “Event Agenture Perfect” dhe “Cinamonn Gmbh”, ku jam e certifikuar për organizimin dhe promovimin e eventeve të modës.

Pastaj vjen gara “Miss and Mister Pavarësia 2015”. Si erdhi deri pjesëmarrja në këtë garë dhe çfarë suksesi keni arritur?

Natyrisht se suksesi im i mëhershëm, më ka ndihmuar që të marrë pjesë në këtë garë, por gjithashtu duhet falënderuar edhe drejtorin nacional Shpejtim Zeneli, i cili ka dhënë ndihmë të madhe. Dhe edhe në këtë garë nuk ka munguar suksesi. Në të vërtetë kam arritur të fitoj katër çmime, atë si Përcjellësja e Parë e Miss Pavarësia 2015, Miss Freedom of Austria, Miss Liberty of Kosova dhe Miss Miqësia.

Javë më parë ke marrë pjesë në garën e radhës “Mr. And Mrs Grand Sea Universe 2015” që është mbajtur në Plodiv të Bullgarisë. Edhe këtu ka arritur sukses të madh, duke rrëmbyer 5 çmime. Çka mund të thuash për përvojën nga kjo garë?

“Mr. And Mrs Grand Sea Universe 2015” ndoshta është edhe suksesi im më i madh, pasi kanë marrë pjesë mbi 65 shtete të ndryshme të botës. Kam arritur të rrëmbej pesë çmime të rëndësishme, si “Grand Sea Miss Continental”, “Grand Sea Miss Popular”, “Miss Beauty Face”, “Miss Bussiness Meeting” dhe “Miss Top Model”.

Ishte një përvojë e mrekullueshme për mua, pasi kam bërë shumë miq nga vendet e ndryshme të botës, kam takuar kultura të ndryshme dhe natyrisht se edhe jemi argëtuar shumë, pasi përveç garës kryesore, kemi pasur edhe organizime të ndryshme. sidomos vlen të ceket parada nëpër qytet, ku nuk kanë munguar as vallet shqiptare, siç është shota. Edhe atje kam qenë në qendër të vëmendjes së medieve, ku kam dhënë tri intervista për televizione të ndryshme. Vërtetë ishte një përvojë shumë e bukur.

Mobi Casa

Cilat do të jenë angazhimet tjera tuaja gjatë këtij viti?

Muajt e mbetur të këtij viti, do të jenë tepër të ngarkuar për mua. Fillimisht do të marrë pjesë në garën “Miss Freedom of the World 2015”, që mbahet në Prizren, pastaj vjen një gara “Miss Liberty Internacional” që mbahet në Turqi, pastaj në shtator do të jem në garën “Miss Intercontinental Kosova” në Gjermani, ndërsa nga data 16 deri më 30 nëntor, do të jem në mesin e 60 garuesve në garën “Charity Queen of One Power International”, që mbahet në Tajvan. Pra një orar i ngjeshur i punës.

T’i kthehemi pak jetës private. Cili është statusi momental në dashuri i Blertës?

Për momenti jam beqare, por kjo nuk do të thotë se nuk jam në kërkim të një mashkulli ideal.

Dhe sipas teje, si duhet të jetë një mashkull ideal?

Në rend të parë për mua nuk ka aq shumë rëndësi pamja. Ajo që kërkoj tek një mashkull, është që të jetë i sinqertë, një xhentëlmen, i mençur, i edukuar dhe një njeri familjar.

Pse thoni një njeri familjar? Çfarë mendoni me këtë?

Unë jam rritur në një familje të madhe dhe ëndrra ime është të krijoj një familje të madhe, së paku 4-5 fëmijë, ndoshta edhe më shumë (qesh). Dhe dua që edhe personi që e zgjedh të jetë pjesë e jetës sime, të ketë qëllime të tilla. Do të më pëlqente të martohesha në një familje të madhe. Nuk jam nga ato vajza që duan të jetojnë vetëm me burrin e tyre.

Preferoni ndonjë djalosh nga Kosova, apo…?

Të jem e sinqertë, më shumë preferoj dikë që është rritur në perëndim, pasi mendoj se ai të kupton më mirë, është më i qëndrueshëm financiarisht dhe nuk do të kem nevojë të vrapoj pas rregullimit të dokumenteve dhe vizave (qesh). Po gjithsesi se nuk i përjashtoj as djemtë nga Kosova. Nuk dihet kurrë.

Na trego paksa për hobin tënd?

Si hobi e kam vallëzimin dhe kuzhinën. Më pëlqen shumë të vallëzoj, por vetëm për veten time. Ndërsa jam një adhuruese e madhe e kuzhinës dhe më pëlqen të përgatis shumë ushqime. Jam një kuzhiniere shumë e mirë dhe nuk përtoj të përgatis ushqimin.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Përveç modelimit, plani im është që të gjej një punë për të cilën edhe kam kryer shkollën. Kam diplomuar në ekonomi dhe ëndërroj të punësohem në aeroport si stjuardesë, por jo të udhëtoj me avion, por vetëm të bëj punë në aeroport, pasi në këtë drejtim edhe kam diplomuar.

Diçka për fund?

Edhe njëherë dua ta falënderoj drejtorin nacional Shpejtim Zeneli për gjithë ndihmë që më ka ofruar dhe natyrisht një falënderim i madh shkon edhe për gazetën “Zëri”, për mundësinë që të flasë për karrierën dhe jetën time.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.