ARKATANA

Bukuritë e Kosovës prezantohen edhe në Japoni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova ka hasur në vëmendje të veçantë nga turistët dhe vizitorët japonezë, të cilët kanë shprehur dëshirë për të vizituar Kosovën, por dhe Ballkanin.

Bukuritë e rralla turistike që ofron Kosova, janë prezantuar gjatë një panairi katërditor, para qytetarëve të Japonisë, por edhe të vendeve të tjera në lindjen e largët. Në kryeqytetin, Tokio autoritetet e Kosovës kanë prezantuan katër qytetet më të bukuar të vendet.

Peizazhi kosovar është prezantuar nga disa agjenci turistike të Kosovës, të cilat me iniciativën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe nën koordinimin e Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Ambasadës së Kosovës në Japoni dhe Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovë, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Tokio.

“Gjatë këtij panairi 4 ditor, Kosova ka hasur në vëmendje të veçantë nga turistët potencial dhe vizitorët e ndryshëm duke prezantuar paketa të ndryshme turistike nga agjencitë turistike që ishin pjesë e panairit”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Petrit Riza nga AltaVia Travel, thotë që gjatë këtij panairi shumë të rëndësishëm për tregun kosovar, janë prezantuar paketa 4 ditore që një turist aziatik mund të bëj në Kosovë, duke filluar nga Prishtina e pastaj në Pejë, Gjakovë dhe duke përfunduar në Prizren.

Gjithashtu janë prezantuar paketa ballkanike që përfshinë shtetet e rajonit të Ballkanit në një udhëtim prej 11 ditësh. Si rezultat, kemi pritur shumë vizitor në shtandin tonë duke arritur të bëjmë marrëveshje me kompani Japoneze për të sjellë turistë në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë për të promovuar bukuritë që Kosova ofron për vizitorët e huaj. Aktivitete të ngjashme do të ndodhin 4 herë në vit, në panairet më të famshme të turizmit, në Berlin, Londër, Stamboll dhe Tokio./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.