Uji Dea

Bukuria e Kosovës përfaqësohet në Filipine

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Fituesja e “Miss Earth Kosova 2012”, Ajshe Babatinca ka arritur sot në Manila, Filipine, për të ju bashkuar edhe 90 bukurosheve të tjera nga mbarë bote.

Kështu bën të ditur për Indeksonline, Agnesa Vuthaj, themeluese dhe udhëheqëse e “Agnesa Vuthaj Association”.
“Perfaqesuesje e Kosovës në Miss Earth 2012, ka filluar aktivitetet paraprake për natën finale që do të mbahet në Manila më 24 nëntor”, shton Vuthaj.

Babatinca, është shpallur shoqëruesja e parë e Misit të kaluar dhe mban titullin “Une jam Top Model 2012”.
Ajo është përzgjedhur për këtë vit si përfaqësuese e Kosovës në “Miss Earth” nga një juri profesioniste vendore dhe aprovuar nga Carousel Production, themelues dhe drejtues të organizimit “Miss Earth”.

Uji Dea

“Miss Earth” është një ndër tri spektaklet më të mëdhaja të bukurisë në botë, krahas “Miss Bota” dhe “Miss Universe”.
Ky spektakël, përvec të bukurës, promovon edhe shtetet pjesëmarrëse, si dhe ruajtjen e ambientit përmes projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kosova ka filluar të përfaqësohet në spektaklin ndërkombëtar të bukurisë në botë, “Miss Earth”, që nga viti 2008, përmes “Agnesa Vuthaj Association”.

Në vitin 2008 Kosovën e ka përfaqësuar Yllka Berisha – Miss Kosova 2008, pastaj në 2009 është përfaqësuar nga Elza Marku modele dhe fituese e vendit te 6-të në Top Model of the World 2009, Morena Taraku – Miss Kosova 2010 dhe në vitin 2011 nga Nora Asani – modele shqiptare në Zvicër dhe Los Angeles. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.