Bukuria e futbollit të Kosovës jep premierën pranverore të dielën në qytetin e Gjilanit
Nuk është e lehtë të jesh pjesë e qytetit të Gjilanit, pasiqë nuk është e lehtë ta duash futbollin e të mos jesh në derbin më të madh në futbollin e Kosovës në mes Dritës e Gjilanit.
Simpatizuesit e dy klubeve “Intelektualët” e “Skifterat”, në emër të këtyre dy klubeve edhe dasmat i kanë bërë në emër të klubeve të tyre, shumë herë simpatizuesit e dy klubeve kanë qajtur nga gëzimi e hidhërimi për emocionet që shfaqën në derbi.
Dita e derbit në futbollin e Kosovës në mes Dritës e Gjilanit është festë në vete, aty pushon gjithçka, aty nuk pushon vetëm fjala Dritë e Gjilan, në këtë ditë të futbollit ndahen edhe familjet vllau me vllaun, motra me motrën, familja me familje, për 90 minuta ata janë “armiq” të përbetuar, por pas 90 minutave gjithçka i rikthehet normalitetit dhe kjo është bukuria ma e madhe e futbollit, duke dëshmuar se qyteti i Gjilanit ka kulturë të futbollit dhe kjo e bën ma madhështore ditën e derbit.
Të dielën “Intelektualët” e “Skifterat”, pritet të bëjnë spektakël futbollistik ashtu siç bëjnë tifozët e klubeve të mëdha ne derbit e tyre, siq është Milan-Inter, Roma -Lazio, Boca Juniors-River Plate, e shumë derbi të mëdhenj evropian e botëror.
“Intelektualët” e “Skifterat”, gjerë më tani në çdo derbi kanë dhënë shembullin e tifozërisë me spektaklet e tyre me notën 10-të, duke i përkrahur futbollistët e zemrës së tyre, edhe pse stadiumi i qytetit në Gjilan është duke u ndërtuar dhe kapaciteti do të jetë i vogël për ti pranuar të gjithë
të interesuarit shpresojmë se ky do të jetë derbi i fundit në këto kushte të kufizuara.
Qytetarët e Gjilanit e të Kosovës e më gjerë, do t’ju mësyejn shkallëve të stadiumit të dielën për të përcjellë derbin më të madh Kosovar në futboll, për ti përjetuar emocionet futbollistike, andaj tifozët “Intelektualët” e “Skifterat” dëshmoni se qyteti i Gjilanit është qytet numër një në futbollin e Kosovës, dhe këtë derbi nuk e ka ndërtuar askush por ky derbi ka lindur e ne sot me shumë dashuri po e përjetojmë gjera sa të zhvillohet loja e futbollit./rajonipress/


