Eko Higjiena

Bukoshi punëson vajzën në diplomaci

/ 1 minutë lexim

Vajza e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, Shota Bukoshi, është punësuar në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Ministria e Punëve të Jashtme(MPJ) nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështje. Derisa vet zëvendëskryeministri Bukoshi e ka konfirmuar punësimin e vajzës së tij, por e ka mohuar të ketë intervenuar.

Duke mos dashur të komentojë më shumë, ai tha se Shota, tash një vit ka konkurruar për këtë post. “Unë nuk merrem me këtë çështje, nuk jam ai tip që bëjë intervenime.

Fundamenti

Ajo ka konkuruar para më shumë se një viti, ndërsa është pranuar pas një kohe bukur të gjatë që nga konkurimi, e po të isha më i shkathët në këtë aspekt e kisha shti në punë menjëherë, e nuk do ta lija të priste deri tani”, ka thënë për gazetën “Zëri” Bukoshi.