RCCOLA

Bukoshi: Kujt i ra ndërmend që unë të kandidohem për kryetar të LDK-së?

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Bujar Bukoshi, aktualisht pjesë e Listë Ibrahim Rugova dhe dikur zyrtar i lartë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është përfolur shumë kohëve të fundit se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

Por, i pyetur nga Indeksonline se a do të jetë kandidat për këtë post, vet Bukoshi e ka demantuar një gjë të tillë.
“Jo jo, s’kam kurrfarë komenti. Kujt i ka ra në mend kjo punë. Unë nuk e di kush e ka lansu këtë dhe kujt i ka ra në mend kjo”, ka thënë Bukoshi.

UBT

Deri më tani, emrat e Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut, janë lakuar si më të mundshmit për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Ndryshe, në LDK, pritet që vjeshtën e vonë të mbahen zgjedhjet brenda partiake nga të cilat pos kryetarit, pritet të zgjidhet edhe Kryesia e re dhe Këshilli i Përgjithshëm. /Indeksonline/