Bukoshi i mirë si këshilltar, por jo si kryetar

Në media ka qarkulluar lajmi se Bujar Bukoshi, do t’i futet garës për kryetar të LDK-së. Dhe kjo nuk është hera e parë që Bukoshi ka shprehur dëshirën për të marrë timonin e LDK-së, sepse edhe në kohën kur ishte Fatmir Sejdiu kryetar i LDK-së, pati shpallur kandidaturën, mirëpo ishte tërhequr pasi që sipas tij, Fatmir Sejdiu kishte pamundësuar zhvillimin e garës demokratike.
I kontaktuar nga gazeta, Bujar Bukoshi, as nuk e mohoi as pohoi nëse do të jetë kandidat me pretekstin se është në pushim dhe nuk ka deklaruar asgjë deri më tani. “Unë jam në pushim dhe nuk di asgjë. Nuk e di nëse do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Unë nuk kam deklaruar asgjë për asnjë media lidhur më ketë çështje”, ka thënë Bukoshi.
Ndërkaq analisti politik, Shpend Kursani, në një prononcim për gazetën ka thënë se kandidimi i Bujar Bukoshit, për kryetar të LDK-së, është gjëja e fundit që i duhet LDK-së, jo pse ai nuk është kuadër i mirë, por sipas tij ai e përfaqëson atë strukturë të LDK-së, e cila duhet të dalë në pension dhe të heqin dorë nga ushtrimi i posteve me karakter ekzekutiv…(Tribuna).