Bukoshi i kthehet punës

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq. Vendimi ka ardhur në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi, po ashtu i ka uruar mirëseardhje zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, duke e çmuar lartë sjelljen e tij me organet e drejtësisë.
Bukoshi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion para disa ditëve nga një trup gjykues i EULEX-it, që ishte pjesë e një procesi të njohur si rasti Tolaj dhe të tjerët. /Kosovapress/