UBT

Bukë e bardhë apo e zezë për të mos shtuar në peshë? Përgjigja e papritur e kësaj dileme

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Jemi gjithmonë në dilemë se kë duhet të zgjedhim midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë, kjo sepse të gjithë i frikësohemi faktit se mund të shtojmë në peshë.

Por një studim i ri tregon se të shtuarit dhe të humburit të peshës është e lidhur direkt me organizmin e individit dhe jo të masës. Ndikimi i peshës tek dieta trupore varet tërësisht nga mënyra sesi organizimi i gjithkujt reagon ndaj ushqimeve të ndryshme.

“Ekziston nocioni se një bukë është më e mirë se të tjerat. Buka e prodhuar në furrë shihet si e “keqe”, ndërsa ajo e bërë në shtëpi si e “mirë”. Ne kemi zbuluar se ashtu si çdo ushqim tjetër, reagimi i organizmit ndaj bukës është krejtësisht personal. Ky efekt i personalizuar është për çdo lloj ushqimi. Nuk ka asnjë ushqim të mirë, të keq apo super ushqim.”, ka rrëfyer Dr.Evan Elinav nga Instituti Shkencor Weizmann në Izrael.

Mobi Casa

Në studim u përfshinë 40 persona, tek të cilët u testuan lloje të ndryshme të bukës. Shkencëtarët monitoruan nivelet e sheqerit në gjak çdo 5 minuta për të parë reagimin e trupit të tyre për disa javë, transmeton shije.al. Individët tek të dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas konsumit të njërës apo tjetrës bukë, ndërsa efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë tek të dyja grupet.

Kjo, thotë dr. Elinav, mbështet idenë që “përcaktuesi kryesor në mënyrën sesi organizmi reagon ndaj ushqimeve është bakteri i zorrës”. Sipas dr. Elinav, duke krijuar një dietë të veçantë për çdo person, bazuar tek bakteri në zorrë, mund të “normalizohen” nivelet e sheqerit në gjak.