Fundamenti

Buka ime më ka vra

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këndon bylbyli tra me tra – Buka ime më ka vra ! Më ka vra m’ka ba bejanë – Gjithkujt bukën ia kam dhanë !

T’rijë e t’reja merrja prej rrugës –
I çoja n’shpi, ua jepja bukën !
Sa këngëtarin e muzikantin –
N’shtëpinë time ua dhashë zanatin !

Prej Gollakut e te Kërçova –
Shumë këngëtarëve iu ndihmova !
Ua plasova afirmimin –
Kurrë s’ma dhanë falënderimin !

UBT

T’gjitha t’mirat m’shkuan për dreq –
Se të gjithë ma kthyen me t’keq !
N’shtëpinë time m’i lëshuan mjekrat –
Pa pikë turpi m’i vodhën veprat !…

Për lendinë iu doli hajnia –
Autorë t’veprave t’mia ?!
Kështu gjithkujt kur t’ia dhashë bukën –
E fryjnë cullën – ta përmbysin kupën !

Gjilan, më 08.05.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.