Eko Higjiena

Buka e bardhë rrit rrezikun për depresion

/ 1 minutë lexim

​Në bazë të një studimi rezulton se buka e bardhë dhe orizi, do të mund ta shtojnë nivelin e depresionit te gratë e moshuara, ndërsa ushqimet integrale,ushqimete forta dhe perimet e reduktojnë atë.

Ushqimet e rafinuarandikojnë që niveli i sheqerit në gjak të rritet shpejtë. Proceset e tilla mund të shkaktojnë simptoma të depresionit, thuhet në studim.

Mobi Casa

Në studimin që kishte përfshirë të dhënat e më shumë se 70,000 gra që e kishin kaluar menopauzën, shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis konsumimit të karbohidrateve të rafinuara dhe depresionit. Kur njerëzit konsumojnë karbohidrate, sheqeri i tyre në gjak rritet në shkallë të ndryshme.

Ushqimet e rafinuara si buka e bardhë dhe orizi i bardhë nxitin hormone që janë përgjegjëse në trup për reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak. Përgjigja në trup po ashtu mundet të shkaktojë ndryshime në diskonim, dhimbje dhe simptoma tjera, si depresioni për shembull.