RCCOLA

Buka e bardhë, jo më shumë se pesë riska në ditë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Buka e bardhë është e pasur me sheqerna dhe nuk duhet të përdoret në më shumë se pesë prerje në ditë.

Studimet spanjolle vërtetojnë edhe një herë supozimet se buka e përbërë nga mielli i bardhë është një rrezik i vërtetë për linjat e trupit.

Sipas kërkuesve nga Universiteti i Navarra, të cilët për pesë vite kishin analizuar afro 1000 persona të moshës së re, buka e bardhë është cilësuar si “bombë” sheqeri.

KKGJILAN

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin konsumuar më shumë se dy racione buke të bardhë në ditë (pesë deri në gjashtë prerje buke), ishin 40 për qind më të prirë për t’u bërë të mbipeshë ose obezë.

Studiuesit thonë se buka e bardhë nuk ka vlera ushqyese, pasi asaj i mungojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat. Në vend të saj ata këshillojnë konsumimin e bukës së zezë, të përbërë nga drithëra të plota, që është e pasur me fibra, rregullon tretjen e ushqimit dhe ndihmon në kontrollimin e peshës trupore. /Mjeku.Net/