GRANDEMALL

Bujqit e Gjilanit presin çmimin për hektar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi tha se rreth 56 autokombajner janë të gatshëm për korrje shirjet e sivjetme që përfshijnë rreth 2000 hektar të mbjellura me grurë.

Komuna e Gjilanit gjegjësisht drejtoria e bujqësisë është në gjendje gatishmërie për të filluar me korrje shirjet e sivjetme. Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi dhe pylltari në Gjilan tha për Rajoniprress se rreth 56 autokombajner janë të gatshëm për korrje shirjet që kapin një sipërfaqe prej 2000 hektarësh në regjionin e Gjilanit. Rapuca tha se sivjet pritet të ketë rendimente të larta të grurit.

Pavarësisht gatishmërisë së komunës së Gjilanit dhe bujqve të kësaj ane ,ata duhet të presin vendimin e Ministrisë së Bujqësisë për korre shirjet.”Ministria ende nuk e ka caktuar çmimin për hektar. Bujqit gjilanas do të ndihmohen me subvencione ose me naftë,por ata duhet të respektojnë çmimin e caktuar nga Ministria, në të kundërtën mund ta humbasin këtë ofertë” tha Rapuca.

Uji Dea

Rapuca tha se këtë vit kanë startuar mirë edhe në sektorët e tjerë të bujqësisë. “Mbi 50 mijë euro ishte vlera e ndihmës që u është ofruar bujqve tani në pranverë. Bujqit janë ndihmuar me farë misri,plehra artificial si dhe shtëpiza të bletëve”shtoj ai.

Rapuca tha se ndihma për fermerët gjilanas do të jetë e gjithanshme sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbusim papunësinë.

Tani së fundit me ndihmën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është ndarë një grantë në vlerë të 75 mijë eurove, ku do të ndihmohen bujqit me kultivator,serra e preparate tjera të domosdoshme për të punuar tokën tha Rapuca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.