Mobi Casa

Bujqit ankohen se nafta u shtrenjtua para nisjes së sezonit të lavrimit, naftëtarët fajësojnë bursën

/ 2 minuta lexim
HW

Bujqit kanë filluar sezonin e lëvrimit të tokës. Ata po ankohen se vazhdimisht gjatë kësaj periudhe po i përcjell ngritja e çmimeve të derivateve.

Fermeri Valon Vehapi, thotë se çdo vit këtë periudhë po e përcjell e njëjta situatë, derisa theksoi se kostoja e shpenzimeve, si shkak i kësaj, po bëhet e lartë.“Prej 20 gushtit deri më 20 nëntor çmimet e naftës na ngritin gjithmonë…ka qenë para pak kohe 1.42 cent litra e naftës e sot veç ish 1.53 mbi 10 cent është ngritje“, deklaroi ai.

Vehapi tregon se shpenzimet e makinerisë janë të mëdha.Nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës kërkojnë që t’u ndihmohet bujqve.“Kjo lëvizja po ndodhë shpeshherë, ngritja dhe ulja me një masë të caktuare me 2-3 cent , 4-5 cent, por ta kenë parasysh edhe naftëtarët se edhe ata i shfrytëzojnë këto prodhime bujqësore, dhe e kanë bukën prej kësaj toke. Çdokush duhet me u angazhu në maksimum t’i ndihmojmë prodhuesve të bukës”, deklaroi Tahiri Tahiri nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës.

FIDANISHTJA

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë me furnizim të derivateve të bujqve duhet të gjejë zgjidhje Ministria e Bujqësisë përmes granteve.“Te ne nafta kushton 1.49 deri 1.55 euro e benzina 1.48 deri 1.52 euro; Në Shqipëri nafta kushton 1.93 euro e benzina 1.91 euro; Në Serbi çmimi i naftës është 1.69 euro, benzina 1.76 euro; Në Mal të Zi, nafta është 1.59 euro, benzina 1.63 euro; Në Maqedoni të Veriut një litër naftë është 1.35 euro kurse benzina 1.42 euro”, tha Berjani.

Berjani e pranon se çmimi i derivateve të naftës për standardin e Kosovës është i lartë, por kur bën një krahasim me rajonin, thotë se derivatet e naftës më të lira janë vetëm në Maqedoni të Veriut. (RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.