Eko Higjiena

Bujqësia prioritet edhe për vitin 2012

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Gani Sadiku ka thënë se të gjitha projektet e planifikuara, duke filluar prej pemëtarisë do të subvencionohen me 50 %.

Ai ka thënë se këtë vit do të subvencionohen rrethojat e pemishteve, që përfshinë sipërfaqe prej 0.50/ha tokë. Fermerët janë duke aplikuar në zyret e drejtorisë së BPZHR-së, koha e aplikimit është deri me 18.06.2012. Mirëpo kemi edhe aplikacione të cilat janë dorëzuar në ministri, për ngritjen e pemishteve të reja, në infrastrukturë, rrethoja dhe sistem të ujitjes. Por me gjasë Ministria e BPZHR-së, edhe këtë vit do të financojë në gjithë sektorët.

Vitin e kaluar tre fermerë nga komuna e jonë kanë përfituar një donacion që ishte 50% dhe vetëfinancim 50%, pra vlera e subvencionimi ka qenë 25 mijë euro, çka do të thotë se fermerët kanë përfituar 12 mijë e 500 euro . Sipas Sadikut, ata janë : Nazush Hashani nga fshati Muçivërc, i cili ka përfituar mjete në ndërtimin e shtallës në bazë të kritereve të caktuar nga ministria, Hamdi Kryeziu nga fshati Rogaçicë, i cili ishte përfitues i pajisjeve bujqësore, dhe Isa Rrudhani nga fshati Novosellë, përfitues i mjeteve për zgjerimin e zgjerimin e kapacitetit për serra, ka thënë Sadiku.

RCCOLA

Ndërsa, këtë vit kanë aplikuar 14 fermerë në Ministri për subvencionime të ndryshme, por ende nuk është marrë konfirmimi nga ana e ministrisë se cili nga ta është përfitues. Sadiku tha se Ministria qëndron me oferta të hapura për projekte ku mund të përfitojnë fermerët subvencione , por gjithnjë duke llogaritur 50% pjesëmarrje vetanake . Fermerët duhet me ju përmbajt kritereve që i kanë të përcaktuara ministria, për informata më të plota, fermerët duhet të lajmërohen në drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tha ai.

Po ashtu këtë vit nga buxheti komunal, do të subvencionojmë edhe me 30 makina mjelëse, kurse vitin e kaluar janë ndarë rreth 60 makina të tilla. Mirëpo, nuk janë plotësuar nevojat krahas kërkesave të qytetarëve. Sadiku, tha se kjo drejtori është duke u marrë këtyre ditëve më tepër me sektorin e pylltarisë, pasi që janë rreth 1000 kërkesa për shqyrtim për prerje të pyjeve private .

Ai foli edhe për sipërfaqet e mbjella me grurë ketë vit , afërsisht janë të njëjta si në vitet e kaluar a rreth 1700 ha/grurë.Për dallim nga vitet e tjera këtë vit për subvencionime kanë aplikuar 332 fermerë me mbi pesë krerë lopë, 34 fermerë me mbi 30 koshere bletë, 69 fermerë me mbi 30 dele, 17 fermerë mbi 30 krerë dhi, 22 fermerë kanë aplikuar për ngritje të pemishteve të reja dhe 32 fermerë kanë aplikuar me sipërfaqe mbi 2 hektarë të mbjellur me misër, çka do të thotë se me rritjen e subvencionimeve është rrit edhe interesimi i fermerëve në lëmi të ndryshme të bujqësisë ka thënë Sadiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj: