Uji Dea

Bujqësia investon në rritjen e prodhimtarisë vendore, ekonomia harton plan për zhvillim lokal

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Agrikulturë (KZHEA), të hënën, në takimin e parë për këtë vit, të cilin e ka kryesuar Jehona Hyseni, ka miratuar planin e punës së drejtorisë së Bujqësisë, të cilin e ka prezantuar drejtori Ramiz Ramadani, ndërkaq nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, është informuar për fillimin e përgatitjeve për hartimin e një plani për zhvillim socio-ekonomik lokal.

Synim kryesor i Drejtorisë së Bujqësisë për këtë vit, është që përmes përkrahjes së fermerëve, të ndikojë në krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e prodhimtarisë bujqësore, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe zvogëlimin e importit, ka thënë Ramadani.

Këto objektiva do të arrihen përmes subvencioneve, granteve individuale si dhe investimeve kapitale, ka thënë Ramadani, duke shtuar se risi sivjet do të jetë kultivimi i mjedrës.

Një ndër sfidat e ardhshme në sektorin e bujqësisë, sipas Ramadanit, mbetet rregullimi i sistemit të ujitjes, që është një projekt i kushtueshëm dhe nuk mund të realizohet nga buxheti komunal.

UBT

Ndryshe, Ramadani ka thënë se buxheti i këtij viti për bujqësi është 332.500 euro, pa llogaritur këtu grantet e qeverisë dhe investimet e donatorëve.

Kurse drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, i cili ka folur për hartimin e planit për zhvillim socio-ekonomik, ka thënë se në mungesë të një strategjie lokale, ka qenë e pamundur të arrihen të gjitha objektivat, të cilat i ka synuar ky sektor.

Për këtë qëllim është formuar një grup punues gjithëpërfshirës, i cili do të hartojë strategjinë e zhvillimit ekonomik lokal, që do të jetë një lloj udhërrëfyesi për realizimin e vizionit tonë zhvillimor, ka thënë Zuzaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.