ARKATANA

Bujar Salihu boton librin “Linga e heshtjes”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

“Linga e heshtjes” quhet libri i ri me poezi i poetit gjilanas Bujar Salihu.

Salihu botimin e këtij libri e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

“26 vjet më parë, në moshën 22 vjeçe, një libër me poezi e botoi në dy gjuhë, në shqip dhe në frëngjisht. Pas botimit të librit të parë më 1994, i botoi edhe dy të tjerë dhe, me disa autorë shqiptarë, foli në disa gjuhë pasi disa përgatitës hartuan antologji me poezi shqipe. Veçantitë e tij letrare i kemi vënë re qëmoti, por edhe i kanë zënë ngoje Ali Podrimja, Shaip Beqiri, Mustafë Xhemaili, Arif Molliqi, Faik Shkodra, Xhemail Ahmeti, Nexhat Rexha e ndonjë tjetër që tash s’po na kujtohet. Prandaj, duke pasur veçanti më tepër se disa poetë të tjerë e duke qenë poezia e tij objekt krahasimi me atë të A. Tufës, L. Leshanakut, A. Balës, B. Cufajt, V. Berishës, R. Zekthit, I. Belliut, D. Gashit, M. Mavrajt, Xh. Beqirit, L. Arapit, Rr. Paçarizit, E. Hatibit etj., disa poezi të Bujar Salihut i kemi botuar në revistën Akademia. Me kalimin e viteve, ai duke shtuar veçantitë gjuhësore dhe tematike në poezi e ne duke veneruar krijimet e tij, këtë herë i botojmë këtë libër, i cili një shok tjetër e ka të rrallë. Lexojini të gjitha poezitë e këtij libri, por mos harroni t’i lexoni poezitë Dita jote e fundit, Buka, Eja të pajtohemi, Veshkat e vyshkura, Hija e qershisë, S’e mbajte premtimin, E përvajshme, Puthje, Mbrëmë, Në vend të pasthënies dhe t’i mësoni përmendësh sepse fjalët, fjalitë, figurat, temat dhe motivet e tyre ju duhen shumë në jetën e përditshme”, ka shkruar shtëpia botuese “Armagedoni” në kapakun prapa të librit.

Bujar Salihu (1972) është nga Pogragja e Gjilanit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Në vitin 1990 filloi studimet në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës, por, për shkak të rrethanave politike, u detyrua t’i braktisë ato dhe Kosovën. Që nga viti 1992 jeton në Zvicër. Ka botuar përmbledhjet poetike: Në xipat e vetmisë (1994), Më pak se jetë (1997), Skeleti i dallëndyshes (2002). Poezitë e tij janë botuar në disa antologji poetike dhe janë përkthyer në disa gjuhë të mëdha. Është fitues i disa çmimeve letrare.

Mobi Casa

“Linga e heshtjes” është libri i tij i katërt.

Bujar Salihu boton librin “Linga e heshtjes”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.