Mobi Casa

Bujar Nishani së bashku me Sokol Halitin bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lule në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të nderuar ata që dhanë edhe jetën për lirinë e vendit.

Këto homazhe u bënë për nder të 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë. Gjithashtu sot Kryetari Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë pritur në takim ish-presidentin Nishani ku ndër tjerash kryetari Haliti e falënderoj atë për gatishmërinë e që ka shprehur që në 20 vjetorin e Çlirimit të kësaj komune të jenë në Viti.

Përndryshe sot në sheshin e qytetit të Vitisë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet edhe ceremonia zyrtare për shpalljen qytetarë nderi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ish presidenten e Republikës së Kosovës, Atifite Jahjaga.

Uji Dea

Ndërkaq në ora 12:00 në qendër të qytetit do të mbahet edhe defileu i mekanizmave institucionale, grupeve kulturore-artistike e sportive të kësaj komune. Përndryshe gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohen edhe aktivitetet e tjera.

Homazheve ju janë bashkangjitur sot shoqatat të dalura nga Lufta e UÇK-së, subjekteve politke, familjar të dëshmorëve dhe shumë të tjerë./rajonipress/