Mobi Casa

Bujar Nevzati: Unë besoj në mbështetjen tuaj sepse ju më njihni, i njihni qëndrimet dhe angazhimin tim, të cilat i keni vlerësuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke shprehur, edhe një herë, mirënjohjen time të thellë që për gjithë këtë kohë ishit me mua, kërkoj përsëri votën tuaj, sepse Kuvendi i Komunës ende ka nevojë për qëndrimin, përvojën dhe angazhimin tim, sepse është bërë shtëpi e dytë imja, të cilën gjithnjë e kam trajtuar si të tillë, sepse vetëm kështu kam qëndruar drejt në raport me interesin qytetar, duke mbështetur e ndihmuar gjithnjë e gjithmonë zhvillimin e Gjilanit dhe projektet zhvillimore ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të vendlindjes sime, Përlepnicës!
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit!
Të dashur miq!
Të nderuara struktura e votues të PDK-së!

Zgjedhjet për pushtetin lokal tashmë janë afër, dhe unë jam përsëri kandidat për këshilltar komunal, duke besuar në angazhimin e punën time të deritanishme dhe në mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Unë pata besimin tuaj në të gjitha mandatet e deritanishme të pushtetit lokal, duke përfaqësuar interesin publik të Gjilanit e qytetarëve, përmes besimit që PDK, fillimisht, kishte në punën time.

FIDANISHTJA

Duke shprehur, edhe një herë, mirënjohjen time të thellë që për gjithë këtë kohë ishit me mua, kërkoj përsëri votën tuaj, sepse Kuvendi i Komunës ende ka nevojë për qëndrimin, përvojën dhe angazhimin tim, sepse është bërë shtëpi e dytë imja, të cilën gjithnjë e kam trajtuar si të tillë, sepse vetëm kështu kam qëndruar drejt në raport me interesin qytetar, duke mbështetur e ndihmuar gjithnjë e gjithmonë zhvillimin e Gjilanit dhe projektet zhvillimore.

Besimin që e kam pasur për këto dy dekada e gjysmë liri e zgjedhje demokratike, e dini se asnjëherë nuk e kam nëpërkëmbur, prandaj ballëlartë e krenar kërkoj votën tuaj për PDK në Gjilan dhe për mua si kandidat i saj për këshilltar komunal. Sigurisht, unë do të jem po i njëjti; mik i juaji dhe njeri i përkushtuar në mbrojtje të ligjit e vlerave demokratike, zhvillimit dhe ecjes së Gjilanit.

Të dashur miq!
Gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit tim në politikë, kam qenë gjithmonë pranë jush, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, sa herë që keni pasur nevojë.
Asnjëherë nuk ka ndodhur të mos iu përgjigjem një telefoni,
apo kërkese, sepse për mua, njeriu dhe hallet e tij janë mbi çdo gjë.
Kam qenë pranë secilit që ka kërkuar mbështetje, pa hezitim e pa kursyer kohën dhe energjinë time.
Ky nuk ka qenë vetëm një detyrim, por një premtim i zemrës sime, dhe ky premtim vazhdon.
Edhe në të ardhmen, do të jem aty ku më kërkon zëri i njerëzve, pranë jush!
Unë besoj në mbështetjen tuaj sepse ju më njihni; njihni qëndrimet dhe angazhimin tim, të cilat i keni vlerësuar.
Unë do të vazhdojë të jem i pakompromis në luftën me padrejtësinë, me mohuesit e lirisë së këtij vendi, me mohuesit e luftës e rezultateve të arritura me gjak e sakrificë të pashembullt.
Besoj në mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj, ashtu si e kemi pasur që nga fillimi i rrugëtimit tim!
Faleminderit që gjithnjë ishit me mua!
Faleminderit PDK-së për besimin e vazhdueshëm!
Ju faleminderit.

I juaji; Bujar Nevzati.

PDK

RiadRashiti

bujarnevzati