Uji Dea

Bujar Nevzati me pyetje të shumta për drejtorinë e urbanizmit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Unë kam një pyetje për drejtorin e Urbanizmit, dëshiroj që të informohem nga ana e tij, se a është pajisur me leje ndërtimore nga drejtoria e urbanizmit për ndërtimin e dy kateve shtesë në qendër të qytetit tek “SHESHI” apo në kufi me parcelën kadastrale ku ka qenë më parë ndërmarrja “ECO HIGJENA”.

Nëse kjo kompani nuk ka qenë e pajisur me leje ndërtimore nga drejtoria e urbanizmit, kërkoj nga drejtori i inspeksionit që t’më informoj se cilat kanë qenë veprimet e drejtorisë së tij në parandalimin e ndërtimit të këtyre dy kateve shtesë.

Komuna e Gjilanit, në mars të 2017, kishte bërë rrënimin e katit të fundit të këtij objektit, ku sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Gjilanit, ish drejtori i Urbanizmit kishte thënë se nga investitori janë tejkaluar kushtet e ndërtimit që janë lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit, duke potencuar se “do të ketë zero tolerancë ndaj ndaje atyre që ndërtojnë ilegalisht”, por si duket ajo kishte qenë vetëm për konsum medial.

Rrënimi i katit, Komunës së Gjilanit i kushtoi dhjetëra mijëra euro, ku shtrohet pyetja tani se cila është arsyeja e rrënimit të objekteve apo pjesëve të tyre të ndërtuara pa leje nga komuna, kur kjo komunë nuk është në gjendje që të pengoj vazhdimin e ndërtimit ilegal.
Ky nuk është objekt i vetëm që investitorët kanë vazhduar me punë ndërtimore pas rrënimit, kemi edhe raste të tjera të vazhdimit të punëve ndërtimore pas rrënimit.

Fundamenti

Është për tu përshëndetur aksionin i fundit i Drejtorisë së Inspeksionit për lirimin e hapësirave private dhe publike tek Shtëpia e Mallrave, por në të njëjtën kohë është për tu kritikuar veprimi i saj selektiv në lirimin e hapësirave publike.

Kemi rastin, ku një uzurpatorë i pronës publike- jaran i kryetarit të Komunës, nuk gjendet në regjistrin e uzurpimeve të pronës publike- komunale, regjistër ky i publikuar nga Komuna e Gjilanit, edhe pse për këtë uzurpim të pronës publike patën shkruar mediat e informimit në nivel lokal dhe qendrorë, ku dhe ishin arrestuar dy persona persona për ndërtimin e objektit Afaristo- Banesor në kundërshtim me lejen ndërtimore duke tejkaluar 806m², me ç’rast investitori kishte uzurpuar një pjesë të hapësirës publike në sipërfaqe prej 232m².

Nga informata të cilat i kemi siguruar Drejtoria e Urbanizmit (në kohën e ndërtimit të objektit dhe kur inspektorati i rindërtimit ishte pjesë e kësaj drejtorie), ka nxjerr vendim për rrënimin e punëve ndërtimore të kryera pa leje ndërtimore. Na thoni z. Drejtor, cila është arseja e mos ekzekutimit të këtij vendimi dhe mos lirimit të kësaj hapësire të uzurpuar? Besoj se po e dini për cilin rast është fjala ka pyetur Bujar Nevzati./rajonipress/