Bujar Nevzati: Me përvojë, me përgjegjësi, me zemër për Gjilanin
Gjilan – Me qetësinë e njeriut që ka punuar për qytetin dhe me bindjen e përfaqësuesit të ndershëm të qytetarëve, Bujar Nevzati edhe këtë herë i drejtohet bashkëqytetarëve me një mesazh të thjeshtë e të sinqertë, besoni në përvojën dhe përkushtimin që e njihni tashmë prej vitesh.
“Besoj në mbështetjen tuaj, sepse ju më njihni, i njihni qëndrimet, angazhimin dhe vendosmërinë time për të mbrojtur interesin qytetar. Unë nuk premtoj shumë, por çdo premtim e kam kthyer në punë konkrete,” thekson Nevzati pwr rajonipress.
Si një nga figurat më të qëndrueshme në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ai është dalluar për korrektësi, transparencë dhe përkushtim ndaj komunitetit. Për të, Asambleja nuk është thjesht një institucion, por një hapësirë ku përfaqësohet zëri i qytetarëve dhe ku mbrohen vlerat e demokracisë lokale.
“Kuvendi është bërë shtëpia ime e dytë. E kam trajtuar me përgjegjësi dhe dashuri, sepse aty fillon dhe mbaron shërbimi ndaj qytetarit. Prandaj edhe këtë herë kërkoj besimin tuaj për të vazhduar rrugën që e kemi nisur bashkë me punë, me ndershmëri dhe me vizion për zhvillimin e Gjilanit,” shton ai.
Në secilin mandat, Nevzati ka qenë i pranishëm mes njerëzve, në fshatra, në lagje, në çdo vend ku është dashur të dëgjojë hallet dhe kërkesat e qytetarëve. Për të, politika nuk është privilegj, por përgjegjësi që kërkon kohë, vëmendje dhe respekt për çdo qytetar.
“Nuk kam qenë kurrë i heshtur kur është dashur të mbroj interesin publik. Kam qëndruar në krah të drejtësisë dhe qytetarëve, pa u luhatur nga asnjë presion. Do të vazhdoj kështu, sepse besoj se Gjilani ka nevojë për përfaqësues të guximshëm, që flasin me fakte dhe punojnë me zemër.”
Me përvojë të gjatë në shërbimin publik dhe me kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin lokal, Bujar Nevzati hyn në këtë garë si një emër i besueshëm i PDK-së, i cili kërkon të vazhdojë punën për një Gjilan të zhvilluar, modern dhe të drejtë për të gjithë.
“Unë nuk vij me fjalë të mëdha, por me vepra që flasin vetë. Kërkoj votën tuaj për të vazhduar këtë rrugëtim të përbashkët për Gjilanin që e duam, qytetin tonë të mundësive dhe dinjitetit.”
Në zgjedhjet e ardhshme, vota për Bujar Nevzatin është votë për përvojën, drejtësinë dhe punën e ndershme./rajonipress/


